Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit në Spanjë ka pësuar rritje pasi autoritetet raportuan 567 viktima, 50 më shumë se një ditë më parë. Shifra e çon numrin total të viktimave në 18056.
Aktualisht, numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vendin iberik ka shkuar në mbi 172 mijë, ndërsa të shëruarit janë mbi 67 mijë.
Më herët kryeministri spanjoll, deklaroi se vendi e ka kaluar kulmin e shpërthimit por theksoi se duhet patur ende kujdes në lirimin e masave dhe se Spanja është ende larg fitores. /Opinion.al