TIRANE- Dy prej personave të plagosur në një lokal në Dardhas të Pogradecit janë në gjendje të rëndë në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT, Tiranë.
Sakaq mjekët sqarojnë se mbrëmë u paraqiten në total 22 persona në QSUT, 6 prej tyre në gjendje të rëndë. Mësohet se 4 prej tyre e kanë kaluar rrezikun për jetën, ndërsa në gjendje kritike mbeten dy të tjerë.
Njëri prej të plagosurve, në gjendje të rëndë është 14-vjeçari E. Hamolli.
Sakaq personat e tjerë të shtruar në QSUT po i nënshtrohen terapisë, por e kanë kaluar rrezikun. Ndërsa në Korçë e Pogradec janë të shtruar 6 persona edhe ata jashtë rrezikut për jetën.
*Foto nga mberritja mbreme ne QSUT e te plagosurve dhe familjaret e tyre ne dyert e spitalit