Shpërthimet e ndodhura në Stamboll, mbrëmjen e sotme, pranë stadiumit të Beshiktashit, pasi përfundoi ndeshja e futbollit, kanë lënë të paktën 13 persona të vdekur dhe dhjetra policë të plagosur.
Mediat turke, kanë bërë me dije, se mes numrit të madh të plagosurve, më shumë janë policë. Raportimet e para, kanë theksuar se kemi të bëjmë me një sulm autobombë.
Ndërsa, është thënë se në fokus të sulmit, ka qenë një autobus me policë, të cilët ishin në shërbim për ndeshjen mes Beshiktashit dhe Burasporit.