Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Derviçan, dhe shkak dyshohet se është bërë soba me dru.
Si pasojë e zjarrit, mësohet se është dëmtuar lehtë shtetasi 55 vjeçar me inicialet DH.K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital.
55-vjeccari bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia./Opinion.al