Në Prezë e në Nisharak ka rënë sistemi i DPSHTRR. Si pasojë, sipas “News 24”, është paralizuar puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave dhe gjobave të Kontrollit teknik.
Prej më shumë se 30 minutash, gjithçka është ndalur.
Ndërkohë është krijuar radhë e gjatë automjetesh në kolaudim, dhe qytetarësh në sportele.