Largimi i familjeve kuksiane, sidomos çifteve të reja për azil drejt Gjermanisë ka sjellë rënien drastike të lindshmërisë për vitin 2015, në krahasim me 2014-n.
Sipas mjekëve specialistë në vitin që lamë pas, pranë maternitetit të Kukësit kanë lindur 660 fëmijë, ose pothuajse 50% më pak nëkrahasim me vitin 2014.
Zona e Hasit është shumë e ndjeshme, kanë një largim masiv, saqë në disa fshatra nuk ka as klasa të para, sepse po nuk pati lindje nuk ka klasa.
Në rënien e numrit të lindjeve kanë ndikuar dhe migrimet e brendshme të banorëve drejt qëndrave si Tirana apo Durresi por edhe kushtet ekonomike të vështira që e karakterizojnë këtë zonë.