Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Bareggio të Milanos.
Sipas mediave italiane, një 53-vjeçar shqiptar, ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash nga struktura e një magazine të një kompanie zdrukthtarie, e cila po rikonstruktohej.
Mësohet se shqiptari ka qenë duke fjetur në kantierin ku po zhvilloheshin punimet.
Në kantier janë gjetur edhe veshjet dhe sendet e tij personale, një tjetër detaj që vërteton hipotezën se ai ka fjetur aty.
“53-vjeçari i divorcuar, mesa duket i ka kaluar netët në kantier për arsye familjare”, shkruan “Milano Today”.
53-vjeçari mesa duket ka rënë 7 metra për shkak të një kantieri të dëmtuar. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen./Opinion.al