Një turiste polake është aksidentuar në Durrës.
Bëhet fjalë për një vajzë me inicialet S.M, 23 vjeç. Ajo ka rënë aksidentalisht nga një lartësi afro 10 metra.
Fatmirësisht nga ky aksident ajo ka dëmtuar vetëm këmbën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Velierës në Durrës.
23-vjeçarja është transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën e parë mjekësore. /Opinion.al