Një 53-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të enjte në rrugën “Konferenca e Pezës”. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet K. D.
“Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.