Një incident është regjistruar këtë të mërkurë në Vlorë.
Një 30-vjeçar gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagje “28 Nëntori” ka rënë nga kati i tretë i objektit.
Aktualisht i riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.
“Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.