Një 55vjeçare nga Pogradeci është rrëzuar nga karroca e makinës ku udhëtonte dhe ka humbur jetën pak minuta më vonë në spital.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku shtetasja M.S, udhëtonte në karrocerinë e mjetit tip “Mitsubishi” me targa AA 183 MG, të drejtuar nga shtetasi A.Spaho, rreth 45 vjeç.
M.S është shoqëruar për në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Pocradecit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.