Një 50 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë gjimnazit Abdulla Keta, në Shkozë.
Nga dëshmitë e dëshmitarëve të pranishëm nga ngjarja, u bë me dije, se një tel 220 volt është këputur dhe ka rënë në ujë.
Mësohet se viktima kishte shkuar për të marrë dhinë, e për pasojë ai ka rënë në kontakt me rrymën, duke i shkatuar kështu vdekjen.
Me t’u mësuar ngjarja, policia dhe autoambulanca ka shkuar në vendngjarje.