Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në në afërsi të Stacionit të Trenit në qytetin e Durrësit.
Viktima është identifikuar si Beniamin Ismaili. 55-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që ishte duke punuar.
Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Durrës
Informacion paraprak
Më datë 06.09.2019, në afërsi të Stacionit të Trenit, tek një parkim shtetasi B.I., 55 vjeç, banues në Durrës duke punuar ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.