Një person ka mbetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Lezhë.
Mësohet se një peshkatar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në grykëderdhjen e lumit Drin.
Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka qenë duke peshkuar me kallam, kur hasi në një përcjellës energjie, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. E.Xh.