Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Katjel të Prrenjasit. Mësohet se një fëmijë 13 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë me ujë.
Sipas informacioneve, gropa në të cilën ra fëmija ka thellësi rreth 2 metër. Aktualisht, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes./ Opinion.al
Njoftimi i policisë
Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalishtë ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.