Përfaqësuesit e Beckham reaguan duke thënë se email-et janë vjedhur nga llogaria e tij personale dhe janë manipuluar.
Ish kapiteni i kombëtares britanike të futbollit, David Beckham së fundmi u përfshi në një skandal të përmasave të mëdha, pasi gjë grup hacker-ash publikuan një listë me email-e komprometuese, që pretendojnë se Beckham ka përdorur punën e tij të bamirësisë për të fituar një titull.
Bechkam në një prej email-eve, i quan “qelbësira mosmirënjohëse” anëtarët e komitetit të nderimeve, sepse nuk i dhanë titullin “Sir David” dhe refuzuan të financojnë bamirësinë e tij, shkruan “DailyMail”.
Përfaqësuesit e Beckaham reaguan menjëherë për këtë çështje duke thënë se email-et janë vjedhur nga llogaria e tij personale dhe janë manipuluar.
Në një prej dokumenteve thuhet se David, ambasador i UNICEF, kërkoi 6.685 pound nga organizata e bamirësisë për një fluturim “business class”, pasi do të merrte pjesë në një event në Azi, ndonëse sponsorët e tij i siguruan një avion privat.