Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku ka humbur jetën një 50 vjeçare.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Allaman Dervishi”, ku shtetasja K.M. dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.
Ajo është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
“Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./Opinion.al