Një 13-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit.
Policia e Elbasanit bën me dije 13-vjeçari A.M., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë vetëm në banesë, dhe se kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit).
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.
NJOFTIMI:
Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al