Një 66-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Hamallaj të Durrësit
Policia njoton se shtetasi O. P., duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.