Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bido: Prej 1990 shteti grek ka zgjeruar hartën e fshatrave në Himarë.Beleri, pjesë e një projekti

2023/10/03 at 11:26 AM
në -U tha në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bido: Prej 1990 shteti grek ka zgjeruar hartën e fshatrave në Himarë.Beleri, pjesë e një projekti

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido ka folur sot në studion e “Opinion” në Tv Klan për ndikimin që kanë minoritetet te shifrat përfundimtare të censusit këtë vit. Ai theksoi se prej vitit 1990, Greqia ka bërë përpjekjet e saj për të zgjeruar hartën e fshatrave që i konsideron minoritet në zonën e Himarës.

Ai thotë po ashtu se kryetari aktual i bashkisë Himarë Fredi Beleri ka qenë pjesë e kësaj ‘tentative’ të shtetit grek. Duke e cilësuar dhe si projekt, Bido shton se në vitin 2011 ka pasur një për ndarje të re të fshatrave me përbërje minoritare.

-Pse Fredi Beleri i cili dukej se ishte mbrojtës i tezës së helenizmit fitoi në Himarë?

 Ardit Bido: Për Belerin do shkojmë pak më tej, sepse ai duket se është pjesë e këtij projekti për ta bërë atë bashki dyngjyrëshe. Këto shifra që unë të dhashë janë të popullsisë banuese. Në këtë bashki, 11.6 është minimumi dhe 14.5% është maksimumi i atyre që vetëidentifikohen si grekë. Ndërsa kur bëhet fjala për bashkinë e Konispolit, kjo shifër shkon nga 6.8% deri në 13%. Më bëre pyetjen pse fitoi Beleri. Ai ka fituar me vota shqiptarësh së pari.

 -Si ka fituar me vota shqiptarësh? Pse një shqiptar do votonte për një njeri që thoshte ‘kam mbajtur gjallë frymën helene’?

 Ardit Bido: Po e bëj këtë analizë sepse më del Beleri si një nga arsyet politike që të shkojë te 20%-i. Në popullsitë banuese të Himarës Beleri ka marrë 35% të votave, këtë herë kanë ardhur numri më i lartë i emigrantëve se çdo herë tjetër. Më shumë se dyfishi i herës më të lartë kur kanë ardhur emigrantë dhe më shumë se trefishi i mesatares. Kanë ardhur 62% më shumë se sa popullsia banuese e Himarës. Që dukshëm kjo tregon se ka një investim të shtetit grek, sepse është përtej kapaciteteve të një kandidati të mbledhë kaq shumë. Në popullsinë banuese Beleri ka marrë 35% të votave, të cilat 15% janë të vetëidentifikuarve grekë dhe pjesa tjetër ka të bëjë me vetëm 3 fshatra të zonës.

Duhet të kuptojmë që Beleri ka fituar vetëm në Himarë dhe Dhërmi. S’ka fituar as në Palasë, as në Vuno, as në Ilias, as në Qeparo, as në Pilur. Ka fituar në këto dy fshatra me numër shumë të lartë emigrantësh dhe ka fituar në Nivicë, në Shën Vasil dhe Lukovë që atje është një votë në shenjë proteste e këtyre banorëve në zonë për shkak të problemit të madh të pronave, që nëse do mendimin tim, shteti shqiptar u ka hyrë në hak. Të gjitha qeveritë e të gjitha palëve dhe është votë e qartë proteste shqiptarësh dhe në fund të ditës Beleri ishte kandidat i opozitës. Janë vota opozitare me të drejtën e tyre të Zotit.

-Përse e quani pjesë të një projekti?

 Ardit Bido: Beleri është pjesë e një projekti sepse prej vitit 1990, shteti grek ka zgjeruar hartën e fshatrave që ajo konsideron minoritet në këtë zonë.

-Me vendim të sajin?

Ardit Bido: Me vendim të sajin! Nuk besoj se është e drejtë sepse një shtet nuk e përcakton minoritetin e një shteti tjetër. Në hartë kuptohet shumë më kollaj se si është kjo ndarje. Në vitin 2011, një vit pas censusit të kaluar shteti grek u ka dhënë pensione greke, karta banorëve të këtyre fshatrave. Ka ndodhur një shit-blerje në 2011-ën, qartazi një deal./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
Absurdi me tabelat/Bido: Drimadhes është shpikje. Kardhikaqi, fshat rumun me emër grek

Absurdi me tabelat/Bido: Drimadhes është shpikje. Kardhikaqi, fshat rumun me emër grek

“Do pastrojmë VKM kontradiktore”,Rama: Së shpejti, pritje me 2 turne për sipërmarrjen tek Piramida

“Do pastrojmë VKM kontradiktore”,Rama: Së shpejti, pritje me 2 turne për sipërmarrjen tek Piramida

“Çdo aktivitet të kontribuojë për të pastrehët”,Rama-ndërtuesit: T’u marrin hoteleve një kat për ta?

"Çdo aktivitet të kontribuojë për të pastrehët",Rama-ndërtuesit: T’u marrin hoteleve një kat për ta?

TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com