Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden-Trump sërish përballë, për herë të parë nga 1912 dy presidentë të SHBA sërish në garë

2024/03/13 at 4:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden-Trump sërish përballë, për herë të parë nga 1912 dy presidentë të SHBA sërish në garë

Ashtu siç pritej, do të kemi një tjetër përballje Joe Biden-Donald Trump në garën presuidenciale të nëntorit, ashtu si para 4 viteve. Dy rivalët u emëruan kandidatë zyrtarë të partive përkatësve, PD dhe PR, pasi fituan shumicën e delegatëve në zgjedhjet paraprake.  Por vlen të theksohet se as demokrati Biden, e as republikani Trump, nuk u përballën me kundërshtarë të forte në garën Brenda partive të tyre.

Trymp pati përballë deri në fund Nikki Haley, ish-guvernatore në Karolinën Jugore dhe ish-ambasadore në OKB, u tërhoq pas disfatës të super të martës së kaluar. Përsëritja e përballjes ndërmjet Biden dhe Trump, është e para mes dy presidentëve amerikanë prej vitit 1912 dhe sipas analistëve mund t’i thellojë ndarjet politike dhe kulturore gjatë tetë muajve të ardhshëm.

Biden pas nominimit në një deklaratë e cilësoi Trumpin si kërcënim serioz për demokracinë. Sipas presidentit Biden, trump po udhëheq një fushatë shpagimi, hakmarrjeje dhe inati, e cila e kërcënon Amerikën. “Unë besoj se populli amerikan do të na zgjedhë neve, që të vazhdojmë rrugën drejt së ardhmes”, tha Biden në një deklaratë.

Nga ana tjetër Trump, në një video të postuar në rrjetet sociale, e festoi atë që e quajti “një fitore të madhe”. “Por, tani, ne duhet t’i kthehemi punës, sepse e kemi presidentin më të keq në histori të vendit tone”, tha Trump për Bidenin. Sipas tij festimet do bëhen pas 8 muajve kur të mbarojnë zgjedhjet.

Por vlen të theksohet as Trump, e as Biden nuk e kanë të lehtë rrugën përpara. Biden, 81 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Trump, 77 vjeç, përballet me katër raste penale përfshirë përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi, si dhe për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara.

Biden, i cili do t’i mbushte 86 vjet në fund të mandatit të ardhshëm, po punon për ta garantuar një elektorat skeptik se ai është ende i aftë mendërisht dhe fizikisht për të lulëzuar në punën më të rëndësishme në botë.

Ai përballet me mosmarrëveshje brenda bazës së partisë së tij, ku ka pakënaqësi se ai nuk ka bërë më shumë për ta ndalur luftën e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA – në Gazë. Aktivistët dhe liderët fetarë në Uashington i nxitën demokratët të votojnë “i pavendosur” si shenjë zemërimi.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Komisioni i Disiplinës, dalin vendimet, gjobë për klubin kryeqytetas

Komisioni i Disiplinës, dalin vendimet, gjobë për klubin kryeqytetas

Së shpejti një regjistër unik adresash, qeveria bën gati ndryshimet në ligj

Së shpejti një regjistër unik adresash, qeveria bën gati ndryshimet në ligj

“Kërkesat për themelimin e Asociacionit nuk janë të njëanshme”, Escobar: Po punojmë edhe me Serbinë

"Kërkesat për themelimin e Asociacionit nuk janë të njëanshme", Escobar: Po punojmë edhe me Serbinë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com