Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden njofton masa drastike për ndihmat në Gazë, kritikon Trump në fjalimin për gjendjen e vendit

2024/03/08 at 6:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Biden njofton masa drastike për ndihmat në Gazë, kritikon Trump në fjalimin për gjendjen e vendit

Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij të tretë për gjendjen e vendit  për të njoftuar një masë dramatike për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gaza.


Ai  bëri thirrje për miratimin e ndihmave për Ukrainën dhe paralajmëroi vendin për kërcënimin që paraqet ish-Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ky mund të jetë fjalimi më i rëndësishëm i Presidentit Biden përpara fillimit të zgjedhjeve të nëntorit.

Ashtu si shumë presidentë amerikanë në vitin e fundit të mandatit të tyre të parë, Presidenti Joe Biden mbajti fjalimin e tij për gjendjen e vendit me një qëllim të rëndësishëm në mendje: të bindë popullin amerikan se ai meriton një mandat tjetër katër vjeçar.

“Sonte, me krenari mund të themi se vendi ynë është i fortë dhe po forcohet!”

Ai trajtoi shqetësimet e votuesve mbi moshën e tij të madhe dhe aftësitë e tij mendore, duke e përdorur atë kundër ish-presidentit Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidati për president i republikanëve, me të cilin ai do të përballet në zgjedhjet e nëntorit.

“Çështja me të cilën përballet vendi ynë nuk është mosha jonë, por ajo e ideve tona. Urrejtja, zemërimi, hakmarrja dhe ndëshkimi janë idetë më të vjetra. Por ju nuk mund ta udhëhiqni Amerikën me ide të lashta.”

Ndonëse teknikisht nuk është një fjalim fushate, Presidenti Biden kishte një mesazh të qartë për votuesit: Trump është një kërcënim i madh për demokracinë.

Presidenti Biden u kujtoi amerikanëve sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e ish Presidentit Trump, që kërkonin të përmbysnin fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

“Paraardhësi im dhe disa prej jush këtu po përpiqen të varrosin të vërtetën mbi 6 janarin. Unë nuk do ta bëj këtë”, tha Presidenti Biden.

Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, Presidenti Biden njoftoi një masë dramatike për dërgimin e ndihmave shumë të nevojshme për palestinezët.

“Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha të transportit të ushqimit, ujit dhe ilaçeve. Asnjë ushtar amerikan nuk do të dislokohet në terren”, tha zoti Biden.

Nuk është e qartë nëse ky plan do të jetë i mjaftueshëm për të qetësuar demokratët progresivë, arabo-amerikanët dhe votuesit e tjerë myslimanë në Amerikë, të cilët janë të indinjuar nga mbështetja e palëkundur e zotit Biden për Izraelin. Qindra njerëz protestuan jashtë ndërtesës së Kongresit ndërsa ai mbante fjalimin.

Presidenti Biden nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe për lirimin e pengjeve që po mbahen nga grupi militant.

Dhe në një kritikë të rrallë ndaj Izraelit, ai shprehu zhgënjimin për mungesën e ndihmës dhe numrin e lartë të viktimave në Rripin e Gazës.

“Për udhëheqjen e Izraelit, unë them këtë: ndihma humanitare nuk mund të jetë e rëndësisë dytësore apo një mjet negocimi. Mbrojtja dhe shpëtimi i civilëve të pafajshëm duhet të jetë një përparësi. Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, e vetmja zgjidhje reale për situatën atje është ajo me dy shtete”, tha ai.

Objektivat e politikës së jashtme të zotit Biden janë lënë në hije nga bllokimi, që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë një projektligji prej 95 miliardë dollarësh, të miratuar nga Senati, i cili përfshin fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Presidenti Biden u bëri thirrje republikanëve që ta miratojnë projektligjin.

“Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh për një kohë të gjatë, është i thjeshtë. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.”

Presidenti Biden i kërkoi Kongresit të miratojë një projektligj për emigracionin dhe sigurinë kufitare, një çështje e rëndësishme për votuesit amerikanë.

Ai fajësoi republikanët dhe zotin Trump për ngërçin, duke i akuzuar ata se po e përdorin situatën në kufirin SHBA-Meksikë si një çështje politike.

“Ne mund të grindemi për ndreqjen e kufirit ose mund ta ndreqim atë. Unë jam gati për ta zgjidhur”.

Ai u zotua të mbrojë të drejtën për abort dhe të drejtat riprodhuese, një shqetësim kryesor për demokratët në shtetet konservatore, që kanë vendosur kufizime ndaj këtyre çështjeve.

“Shumë prej jush në këtë dhomë dhe paraardhësi im po premtojnë të miratojnë një ndalim në nivel kombëtar të të drejtave riprodhuese. Çfarë të drejta të tjera do të hiqni.”

Presidenti Biden gjithashtu lavdëroi politikat e tij, duke e quajtur ekonominë amerikane “zili të botës”.

Ai parashtroi një axhendë ekonomike progresive, duke vënë në shënjestër korporatat dhe të pasurit.

“Miliarderët nuk duhet të paguajnë taksa më të ulëta federale sesa një mësues, një punonjës sanitar apo një infermiere.”

“Presidenti Biden thjesht nuk e kupton realitetin. Ai është i shkëputur nga realiteti. Gjatë mandatit të tij, familjet kanë qenë në gjendje më të keqe. Komunitetet tona janë më pak të sigurta dhe vendi ynë është më pak i sigurt”, tha ajo.

Të dhënat tregojnë se ekonomia ka tejkaluar pritshmëritë e ekspertëve. Por inflacioni mbetet një shqetësim kryesor i votuesve, duke krijuar një dobësi të mundshme për zotin Biden para zgjedhjeve presidenciale.

 



Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Muaji shkurt ishte i tretë më i ngrohtë në historinë e SHBA

Muaji shkurt ishte i tretë më i ngrohtë në historinë e SHBA

VIDEO/ Në transmetim live, gazetarja fton futbollistin në shtëpi

VIDEO/ Në transmetim live, gazetarja fton futbollistin në shtëpi

Greqi/ Studentët protestojnë kundër universiteteve private

Greqi/ Studentët protestojnë kundër universiteteve private
















TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com