Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden dhe Trump më afër një përballjeje pas fitoreve të së martës në zgjedhjet paraprake 

2024/03/06 at 11:51 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden dhe Trump më afër një përballjeje pas fitoreve të së martës në zgjedhjet paraprake 

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump janë më afër një ripërballjeje në zgjedhjet presidenciale, pasi secili fitoi pothuajse të gjitha garat e emërimit nga partitë e tyre në zgjedhjet paraprake, në një grup shtetesh gjithandej vendit. 

Presidenti Biden doli fitues në 15 nga shtetet që mbajtën zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike, duke përfshirë Virxhinian, Teksasin, Minesotan dhe Koloradon. Ai humbi garën në territorin amerikan, Samoa. 

Ish-presidenti Trump doli fitues në 14 shtete. 

Me pak kundërshtime në garën e demokratëve, një situatë tipike për presidentët në detyrë, Biden paralajmëroi se një mandat tjetër për Trump do të nënkuptonte “kaos, ndarje dhe errësirë”. 

“Sot, miliona votues anembanë vendit ngritën zërin e tyre, duke treguar se janë të gatshëm të luftojnë kundër planit të skajshëm të Donald Trumpit për të na kthyer prapa”, tha presidenti Biden në një deklaratë. 

Ish-presidenti Trump, duke folur me mbështetësit e tij në Florida, tha se vendi ka pësuar “një goditje të madhe” gjatë tri viteve të fundit, ndërsa fajësoi mënyrën e trajtimit të ekonomisë dhe emigracionit nga presidenti Biden. 

Ish-udhëheqësi amerikan, i cili humbi në zgjedhjet e vitit 2020 përballë Biden, festoi raundin e tij të fitoreve të martën dhe i cilësoi zgjedhjet e nëntorit si “ditën e vetme më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”. 

Fitoret e Trump të martën përfshijnë Kaliforninë, Koloradon, Mainen, Minesotan, Karolinën e Veriut dhe Teksasin. 

Ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, kundërshtarja e fundit e Trump në garën republikane, fitoi të martën në shtetin e Vermontit. 

Kjo ishte fitorja e dytë e Haley pas asaj në zgjedhjet paraprake të së dielës në Uashington. 

Pas një sërë humbjesh në janar dhe në shkurt, Haley ishte zotuar të qëndronte në garë të paktën deri në Super të Martën, duke u thënë mbështetësve të saj se një tjetër mandat presidencial i Trump do të ishte i dëmshëm për kombin. 

Më shumë shtete do të zhvillojnë zgjedhjet paraprake në javët e ardhshme, ndërsa presidenti Biden dhe ish-presidenti Trump kërkojnë të mbledhin delegatë të mjaftueshëm për të siguruar emërimet partiake përpara konventave, ku secila parti do të caktojë zyrtarisht kandidatin e saj për zgjedhjet e nëntorit. 

Partia Republikane mban konventën e saj në korrik, ndërsa partia Demokratike në muajin gusht./VOA 

Ju sugjerojmë

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Bota

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

30 Qershor, 2025 4:48 pm
Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
Aktualitet

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

30 Qershor, 2025 4:42 pm
Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
Bota

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

30 Qershor, 2025 4:32 pm
Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë
Bota

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë

30 Qershor, 2025 4:30 pm
Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë
Life Style

Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

30 Qershor, 2025 4:27 pm
Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave
Bota

Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

30 Qershor, 2025 4:24 pm
“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Aktualitet

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…

30 Qershor, 2025 4:01 pm
“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
Aktualitet

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

30 Qershor, 2025 3:54 pm
Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
Aktualitet

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

30 Qershor, 2025 3:42 pm
Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
Aktualitet

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

30 Qershor, 2025 3:32 pm
Para
Muzeu Kombëtar mbyllet deri në vitin 2028 për shkak të restaurimit

Muzeu Kombëtar mbyllet deri në vitin 2028 për shkak të restaurimit

Shtëpia e Bardhë: Ukraina s’ka kërkuar kurrë trupa perëndimore 

Shtëpia e Bardhë: Ukraina s’ka kërkuar kurrë trupa perëndimore 

Durrës/Shembet tarraca e banesës, dy persona mbeten nën rrënoja

Zjarri në një banesë private në Vlorë, humb jetën një person 

TE FUNDIT

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
30 Qershor, 2025

Napoli është goditur mesditën e kësaj të hënë nga një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter. Tërmeti...

Lexo më shumë

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
30 Qershor, 2025

Në vitin 2024, shqiptarët udhëtuan më shumë se kurrë. Sipas INSTAT, mbi 4.4 milionë udhëtime u kryen nga banorët mbi...

Lexo më shumë

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
30 Qershor, 2025

Izraeli është i interesuar të vendosë formalisht marrëdhënie diplomatike me armiqtë e vet të vjetër, Sirinë dhe Libanin, por statusi...

Lexo më shumë

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë
30 Qershor, 2025

Zyrtarisht Partia e Komuniste e Kinës ka mbi 100 milionë anëtarë. Shifrat e reja të publikuara nga Pekini sot tregojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com