Këngëtarja Rita Ora është akuzuar së fundmi nga fansat e Beyonces se është “Becky me flokë të mirë”, personazhi për të cilin flet Beyonce në albumin e saj të fundit “Lemonade”.
Akuzat shpërthyen kur Rita Ora kishte postuar një foto në Snapchat, në të cilën kishte të veshur bikini me dy limona në to.
Fansat e Beyonces tani kanë filluar ta akuzojnë Ritën për një lidhje me Jay Z, raporton Mirror. Labeli i reperit amerikan “Roc Nation” në vitin 2008 kishte nënshkruar me Rita Orën, ndërsa këngëtarja ishte paditur më pas nga kompania për mos përfundimin e albumit të dytë me këtë label.