Diva e muzikës pop, Beyonce duket se nuk i ka aspak punët mirë me martesën e saj.
Ajo ka qenë e ftuar në ditëlindjen e shoqes së saj të ngushtë Kelly Rowland ( me të cilën formuan grupin Destiny’s Child) dhe aty ka treguar se martesa e saj me reperin dhe producentin, Jay-Z po merr fund.
“Bey ka qenë e stresuar dhe ka pirë gjatë gjithë natës. Më pas ka hequr unazën e martesës dhe ju ka thënë të pranishmëve se atë aksesorë do ta shohin për herë të fundit në gishtin e saj”, ka thënë një burim për Life & Style.
Beyonce dhe Jay-Z kanë 7 vjet të martuar dhe janë prindër të një vajze.