Ka shumë kohë që flitet për një divorc mes Beyonce dhe Jay-Z dhe nuk është çudi që këto thashetheme të bëhen realitet. Një burim ka thënë për Radar Online se çifti grindet çdo ditë e më shumë dhe kjo e ka bërë jetesën e tyre të pamundur.
Herën e fundit ka qenë Beyonce ajo që është dëgjuar duke bërtitur në shtëpi, duke i thënë bashkëshortit se nuk po e duronte dot më dhe se kjo situatë mes tyre po bëhej e pasuportueshme.