Sot Beyonce feston 37 vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka marrë urime të shumta jo vetëm nga familjarët, miqtë dhe kolegët, por edhe nga shqiptarët. Njëra prej tyre është edhe Luana Vjollca. Atëherë kur të gjithë kthehen për sezonin e ri, moderatorja nis pushimet. E ndodhur në plazh, Luana ndan me ndjekësit imazhe të nxehta me bikini. E teksa shfaq linjat trupore, Luana i uron ditëlindjen Beyonces. ‘Happy Birthday Beyonce’, shkruan ajo shoqëruar me një emoji duke qeshur. Ky urim është marrë edhe si ‘diss’ ndaj dives së muzikës, duke krahasuar lehtë linjat e saj trupore me ato të ‘Queen B’.