Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja me sëmundjen: Hajrie Rondo nderohet si simbol inkurajimi

2016/10/22 at 1:14 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Beteja me sëmundjen: Hajrie Rondo nderohet si simbol inkurajimi

Bashkia e Tiranës vlerëson me “Medaljen e Mirënjohjes” aktoren e njohur të teatrit, Hajrie Rondo


Personazhi i njohur i Tanës në filmin “14 vjeç dhëndër” është një nga dhjetëra rolet e mrekullueshme që Hajrie Rondo ka luajtur në disa dekada karrierë në skenën e teatrit dhe të filmit.

Së fundi, pasi fitoi betejën e jetës me sëmundjen, ajo është rikthyer në skenën e teatrit Metropol me komedinë “Tre dhëndurët”, e cila shërbeu si mundësi që Tirana të shprehë vlerësimin për kontributin e saj si një nga aktoret më të dashura për shqiptarët.

E shoqëruar nga aktorë të njohur të brezit të saj, por edhe nga artistë të rinj, Hajrie Rondo u prit dje në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e falenderoi për të gjitha çastet e gëzueshme që ajo i ka dhuruar shqiptarëve me rolet e saj ndër vite.

Më pas, në emër të qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi asaj Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film, duke u shndërruar në një model frymëzimi për brezat e mëvonshëm të aktorëve.

“Për ne është një bekim, një inkurajim i jashtëzakonshëm që more përsipër këtë sfidë, dhe duke marrë përsipër këtë sfidë, i ke dhënë kurajë kaq shumë djemve, vajzave, njerëz që ndoshta po kalojnë vështirësi dhe dramat e tyre, por duke parë kurajën tënde sot janë  bërë me krahë. Të falënderojmë shumë dhe të japim këtë medalje, si mirënjohje dhe respekt nga gjithë qyteti i Tiranës, për gjithë kontributin tënd ndër vite, sidomos për kurajën që na ke dhënë këto ditë, duke u rikthyer në skenë, e duke na e rikthyer shpresën të gjithëve”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e dorëzimit të medaljes.

Nga ana e saj aktorja, Hajrie Rondo, falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se vetëm me punë dhe vullnet mund të arrihet çdo sukses, duke përballuar edhe sfidat që sjell jeta.

“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj. Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur. Ne kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje, sepse kam punë? Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. U lodha një çikë, por stafi, drejtoresha, regjisorja dhe kolegët, ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime”, u shpreh aktorja Rondo.

Ajo vlerësoi punën e bashkisë në transformimin e Tiranës në një qytet më të jetueshëm për të gjithë.

“Ju i keni dalë zot kryeqytetit, kësaj Bashkie, bravo! Puna e mirë dhe e bukur nuk të lë kurrë në baltë, nuk të tradhton kurrë. Përveç kësaj, në marrëdhënie me qytetarët ju jeni simboli i qytetarit të civilizuar. Ju keni sinqeritetin e një fëmije dhe mençurinë e një plaku të urtë. Faleminderit!”,shtoi aktorja Rondo.

Komedia “Tre dhëndurët” e shkrimtarit shqiptar Dionis Bubani ka nisur të shfaqet në Teatrin Metropol prej ditës së enjte, 20 tetor, dhe do të vazhdojë të vihet në skenë deri në mesin e muajit nëntor.

 



Ju sugjerojmë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Rubio: SHBA po punon për të siguruar paqen, Gaza do demilitarizohet

24 Tetor, 2025 4:38 pm
OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara
Bota

OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara

24 Tetor, 2025 3:54 pm
Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij
Kryesore

Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

24 Tetor, 2025 3:38 pm
“Baste ilegale me Cosa Nostra”, FBI arreston legjendën e NBA
Sport

“Baste ilegale me Cosa Nostra”, FBI arreston legjendën e NBA

24 Tetor, 2025 3:14 pm
Para
Rama zihet ngushtë nga pyetja e fermerit në Gjirokastër/ Kërkon ndihmën e drejtorit

Batuta e Ramës: Ore si jeni me hashashin në fshatin tuaj?

Dështon miratimi i ligjeve, Idrizi dhe Doda fusin në ngërç parlamentin

Mesila Doda numri dy i PDIU, zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë

Hayek: Trumpi kërkoi lidhje me mua

Hayek: Trumpi kërkoi lidhje me mua
















TE FUNDIT

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
24 Tetor, 2025

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve...

Lexo më shumë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
24 Tetor, 2025

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Dosja penale ndaj kryebashkiakut socialist është...

Lexo më shumë

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

Messi rinovon kontratën me Inter Miami
24 Tetor, 2025

Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh,...

Lexo më shumë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
24 Tetor, 2025

Kryetari i komisioni të Ligjeve Ulsi Manja theu heshtjen e mazhorancës për raportin e ODIHR që kritikon PS për përdorimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com