Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Beteja e plazheve”. Një luftë e kulturave, në Francën e 2016-ës

2016/08/27 at 11:20 AM
në Aktualitet, Bota, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Beteja e plazheve”. Një luftë e kulturave, në Francën e 2016-ës

Në vendin e “Kanalit dhe Brigitte Bardot”, burkini mund të shihet vetëm si një “provokim”, shkruan Jean Michel Servant në “Midi Libre” (Montpellier). Kostumi i banjës shumë i shëmtuar, që disa gra myslimane kanë filluar të veshin në plazhe nuk është thjeshtë një “fyerje ndaj dinjitetit njerëzor” – si një “simbol fetar për t’u dukur”, ai është një sfidë ndaj republikës laike. Kështu që, bravo i qoftë kryebashkiakut të Kanës, që pati iniciativën ta ndalojë, nën arsyetimin se shfaqja e tij mund të shkaktojë trazira në një vend ende të “traumatizuar” prej sulmeve terroriste islamike të kohëve të fundit.


Si për të vërtetuar arsyetimin e tij, një protestë shpërtheu në Sisco, në Korsika javën e kaluar, teksa disa burra me origjinë afrikano veriore u përplasën me plazhistë, të cilët kishin qenë duke bërë fotografi të të afërmeve të tyre të veshura me burkini. Tani, edhe atje është vendosur ndalimi, ndërkohë që shembullin e kanë ndjekur edhe 15 qytete të tjera të Francës.

Këta ndalime janë një simptomë e racizmit, po aq sa edhe bazë parimesh, shkruan Aziz Benyahia në “Algerie-Focus” (Algjer). Megjithatë, myslimanët francezë duhet të jenë të arsyeshëm: kjo nuk është një kohë e mirë për të veshur burkini. Ata duhet ta dinë se njerëzit janë nervozë, dhe ata duhet të “përshtasin sjelljen e tyre”, në vend që t’u hyjnë betejave, të cilat nuk mund t’i fitojnë. Në fund të fundit, Islami u bën thirrje ndjekësve të tij që të respektojnë vendet ku jetojnë si pakica. Pas masakrës në Nicë, autoritetet nuk janë në humor për të bërë kompromis, shkruan Berna Gonzalez Harbour në “El Pais” (Madrid). Kryeministri francez, Manuel Valls, i mbështet tërësisht këto ndalime, duke e quajtur burkinin një “shprehje e një projekti politik, një kundër-shoqëri, bazuar kryesisht në skllavërimin e grave”. Shumica e politikanëve në të majtë e në të djathtë bien dakord. Megjithatë, francezët nuk duhet të lejojnë që të kalojnë në “intolerancë joracionale”. Kritikët nuk e kanë të mundur të pretendojnë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes veshjes së një kostumi banje “të shëmtuar dhe aspak praktik”, dhe kryerjes së vrasjeve masive. Ndalimi ekzistues i simboleve fetare në shkolla dhe institucione publike mjafton, por “në emër të barazisë dhe lirisë, ju lutem mbajeni luftën larg plazheve”.

Pikërisht, shkruante Remona Aly tek The Guardian. “Asgjë nuk është më e gabuar se sa demonizimi i atij që është, ta themi hapur, thjeshtë një kostum banje”. Ndalimi i burkinit është “absurd”, binte dakord The New York Times. Ai është ndaluar mbi bazën e arsyetimit që ësht “një rrezik ndaj rendit publik, higjenës, sigurisë së ujit dhe moralitetit”. Të shpëtosh gratë myslimane nga “skllavërimi”, duke u “diktuar atyre se çfarë mund të veshin dhe çfarë nuk mund të veshin”, kjo nuk ka fare kuptim. Kjo çmenduri rrezikon që të “stigmatizojë më tej myslimanët e Francës, në një kohë kur vendi po vuan prej të djathtës islamofobe”. / bota.al

 

Etiketa: beteja e plazheveburkinifrance


Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Foto/ Femra më e gjatë se mashkulli, dukuri e shpeshtë te të famshmit

Foto/ Femra më e gjatë se mashkulli, dukuri e shpeshtë te të famshmit

Sot, për turpin tonë, Ana Franku është një vajzë siriane

Sot, për turpin tonë, Ana Franku është një vajzë siriane

Shënjestra e Berishës shkon edhe më majtas

Shënjestra e Berishës shkon edhe më majtas

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com