Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besnik Mustafaj kërkoi largimin e Bashës, zbardh bisedën me të mëngjesin e sotëm

2017/06/26 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Besnik Mustafaj kërkoi largimin e Bashës, zbardh bisedën me të mëngjesin e sotëm

Demokrati Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm i larguar nga skena politike prej vitesh, ka reaguar ashpër mëngjesin e sotëm, duke kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i PD për shkak të rezultatit të keq në zgjedhje.


Pasi ka bërë një shkrim, Mustafaj ka shkuar në studion e News 24 ku ndër të tjera ka zbardhur edhe një telefonatë që ka pasur mëngjesin e sotëm me liderin demokrat Lulzim Basha.

Mustafaj: Shkrimin e kam bërë në 06:00 nga shtëpia ime pasi pashë se në kutitë e parë, PD ishte në humbje të madhe. Kërkova që Basha të japë sot dorëheqjen dhe ti hapë garën zgjedhjet në PD. Më pas ai më telefonoi dhe ishte i shqetësuar. Më tha se në këtë moment duhet të bëjmë kujdes të mos dekurajojmë numëruesit e PD nëpër qendrat e numërimit.

 

Shkrimi i plotë i Besnik Mustafajt

 

Zgjedhjet e radhës për në Kuvendin e Shqipërisë përfunduan. Numërimi i votave vazhdon. Dalja e rezultatit përfundimtar do të vonojë edhe pak, me siguri. Por të dhënat, që tregojnë se opozita ka humbur rëndë janë të mjaftueshme. Veçanërisht dramatike kjo humbje paraqitet për Partinë Demokratike e cila, me gjasa, e ka thelluar fundosjen që pësoi katër vjet më pare. Në rastin më të mirë, mbetet aty ku ka qenë, në fund të posit. Do të dalin shumë veta sot e në ditët në vazhdim, që do të shpallin se kjo humbje ishte e e pritshme dhe se ata e kanë parashikuar dhe paralajmëruar me kohë. Në gjendjen e sotme, kjo lloj largpamesie nuk ka më asnjë rëndësi. Siç nuk ka asnjë rendësi që ne demokratët t’i biem kokës me grushte e të vajtojmë disfatën.

E rëndësishme është që Partia Demokratike, si trupa më jetëdhënëse politike e Shqipërisë, të dëshmojë se zemra dhe truri i saj nuk kanë vdekur. Pa humbur asnjë minute, ajo duhet të mbledhë veten dhe të shohë përpara, drejt zgjedhjeve për pushtetin vendor, që janë pas dy vjetësh dhe ato parlamentare pas katër vjetësh. Ne demokratët, të gjithë, pa asnjë përjashtim, të vjetër e të rinj, duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të mbytur dhimbjen dhe të gjejmë forcë te vetja për ta ringjallur Partinë Demokratike, të cilës në zgjedhjet e kësaj here nuk ia pamë as fytyrën në skenat ku fliste për veten e tij kryetari ynë Lulzim Basha. Të gjitha shenjat tona dalluese, me të cilat ne demokratët jemi paraqitur para shqiptarëve qysh në dhjetor 1990 për t’u ushqyer atyre ëndrrën dhe besimin te liria, demokracia dhe barazia e shanseve ishin fshirë për t’i lënë vendin një sajimi të muajve të fundit: “ Republika e re”.

Ky ishte sajimi origjinal i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nuk është hera e parë gjatë këtyre 26 vjetëve që ne demokratët humbim në zgjedhje. Por dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm. Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën. Prandaj edhe shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike. Do të ishte në nderin e tij që ai ta kryente këtë veprim qysh sot për veten e tij. Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij.

Bashkë me dorëheqjen, Lulzim Basha, në përputhje me kompetencat statutore që i ka ende, duhet të shpallë edhe fushatën zgjedhore për kryetarin e ri të Partisë sipas parimit të vendosur tashmë një anëtar – një votë. Drejtimi i partisë për këtë periudhë zgjedhore duhet t’i kalojë Sekretarit të Pergjithshëm ose një strukture të posaçme, e cila të udhëheqë këtë proces zgjedhor me ndershmëri dhe paanësi ndaj atyre, që do të përfshihen në garë. Lulzim Basha nuk duhet të ketë në dorë asgjë më shumë nga çdonjëri prej antarve të thjeshtë të Partisë. Përndryshe, unë për veten time kam frikë se ai do të përpiqet ta prishë garën me ndërhyrjet e tij. Unë për veten time nuk besoj më se ai do t’i vendose interest e Partisë mbi interest e veta për pushtet.

Gara duhet të jetë e vërtetë dhe plotësisht e hapur për të gjithë antarësine demokrate. Kjo garë duhet te jetë thellësisht transparente për mbarë opinionin publik shqiptar. Unë shpresoj sinqerisht se do të shohim qysh sot emrat e parë të kandidatëve. Gara duhet të ketë gjithashtu një kohë të mjaftueshme, me qëllim që ne, demokratët, t’i njohim mirë cilësitë e kandidatëve, t’i shohim ata nga afër dhe në debate të hapura dhe konstruktive me njëri – tjetrin, të krahasojmë alternativat e tyre për drejtimin e Partisë dhe të bindemi për të zgjedhur atë që do të jetë vërtet më i miri për nga integriteti, më i dituri në familjen tonë politike të qendrës së djathtë, më i vendosuri për t’i bërë ballë një kundërshtari arrogant, të korruptuar deri në palcë dhe shtypës si Edi Rama. Nga secili prej ne demokratëve kërkohet kësaj here një pjekuri e veçantë. Do të vendosim për fatin e Partisë Demokratike. Do të vendosim fatin e opozitës, ku mishërohet në fakt fati i demokracisë tonë. Tashmë e dimë se Edi Rama do një opozitë, të cilën ta tërheqë për hunde, për ta patur fasadë, siç bëri me Lulzim Bashën në marrëveshjen e fundit. Ne e kemi detyrë historike ta shmangim këtë mynxyrë.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike është e vetmja strukturë politike në Shqipëri, e cila ka zhvilluar në këto 26 vjet zgjedhje të brendshme përmes një gare dinjitoze e në standartet demokratike europiane. Ky rast përbën pa dyshim një përvojë të çmuar për vetë Partinë Demokratike, të cilën kjo parti nuk duhet ta asgjësojë, pavarësisht gabimit të rëndë që bëri Basha duke e përjashtuar rininë demokrate nga kandidimi për në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Unë do të dëshirojë shumë që FRPD të merrte një përgjegjësi të posaçme në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë. Kam parasysh këtu administrimin e procesit zgedhor. Pavarësisht për cilin kandidat do të votonte çdonjëri individualisht , kam besim të madh se të rinjt demokratë do të tregohen seriozë dhe parimorë sidomos në fazën më delikate të këtij procesi, që është numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultatit. Ata do të na japim një mësim të mirë edhe ne “senjorëve”, që nuk kemi arritur ende të kryejmë me nder një punë të tillë.

Është rasti t’i drejtohem personalisht edhe Sali Berishës. Ne kemi nevojë që ai ta luajë rolin e vet duke mbështetur haptas dhe me parimësi dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe çeljen e garës për kryetarin e ri. Duke mbështetur një garë të hapur dhe të ndershme brenda Partisë e cila, në njëfarë mënyre, është e gjithë jeta e tij si politikan, Berisha do t’i bëjë kësaj partie shërbimin, për të cilin ajo ka nevojë. Kësaj here, ndryshe nga katër vitet më parë, parapëlqimin e tij Berisha duhet ta shprehë vetëm me votën e vet të fshehtë. Berisha është i vetmi personalitet demokrat, që me figurën e tij ndikuese, mund ta prishë garën duke e zhballancuar atë. Unë kam besim se kësaj here do të shfaqet Berisha i dikurshëm, siç e kam njohur e çmuar kur punoja për të, duke vënë interesat e Partisë Demokratike përmbi preferencat e tij personale. Unë jam i bindur se Berisha e bën më mirë se cilido nga ne diagnostikimin e lëngatës së Partisë Demokratike. Fëmijët tanë janë tashmë në moshën që kishim ne kur themeluam Partinë Demokratike dhe i hapëm Shqipërisë horizontin e ri. Ne kemi detyrë t’u lëmë këtyre fëmijëve një Parti të shëndetshme. Apo jo, Sali?



Ju sugjerojmë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli
-U tha në Opinion

Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli

11 Maj, 2025 10:25 pm
Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…
Aktualitet

Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…

11 Maj, 2025 10:16 pm
Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!
-U tha në Opinion

Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!

11 Maj, 2025 9:47 pm
Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!
Politikë

Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!

11 Maj, 2025 9:40 pm
“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën
-U tha në Opinion

“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën

11 Maj, 2025 9:38 pm
Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”
-U tha në Opinion

Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”

11 Maj, 2025 9:19 pm
Para
Numërohen 208 kuti në Vlorë, Partia Socialiste kryeson me 60% të votave

Numërohen 208 kuti në Vlorë, Partia Socialiste kryeson me 60% të votave

opinion lajm i fundit

Lajm i Fundit/Mbyllet votimi në Has, PD fiton me shumicë votash

Rezultatet/ Mbyllet numërimi i votave në Pukë, Memaliaj e Libohovë

Delvina mbyll votimin, PS fiton, LSI forcë e dytë
















TE FUNDIT

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
11 Maj, 2025

Një incident është raportuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë...

Lexo më shumë

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
11 Maj, 2025

Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
11 Maj, 2025

Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, live në emisionin “Opinion” në Tv Klan flet nga dyert...

Lexo më shumë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
11 Maj, 2025

Në bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës mësohet se deri më tani janë numëruar tre kutitë e para në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com