Besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë sot Kurban Bajramin, që njihet ndryshe si Festa e Sakrificës.
Të shumtë ishin besimtarët që falën namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”, këtë mëngjes në Tiranë.
Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij Kreu i Komunitetit Mysliman, Spahiu i cili përcolli mesazhin për më shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njeri-tjetrit dhe sidomos për më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.
Sipas tij kjo është festa e të gjithëve, për të kaluar më shumë kohë me familjen, fëmijët, të afërmit e fqinjët, për të përcjellë tek gjithsecilin mirësitë që jep Allahu i Madhërishëm./Opinion.al