Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BERZH: Shqipëria ka mundësi të jetë lider në energjitikë

2024/03/16 at 3:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BERZH: Shqipëria ka mundësi të jetë lider në energjitikë

Vitet e fundit Shqipëria po i kushton rëndësi burimeve të energjisë së rinovueshme, kjo ndikuar edhe nga ndryshimet klimatike që shkakton mungesë të reshjeve.


Një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të qeverisë është BERZH, që ka mbështetur financiarisht me projekte për energjinë e rinovueshme. Drejtorja e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Ekaterina Solovova foli në mënyrë të detajuar për këto investime në vendin tonë.

Ekaterina Solovova (Drejtore e BERZH për Shqipërinë): Një nga prioritetet tona strategjike në Shqipëri ka qenë në diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, kjo pasi Shqipëria ka qenë e varur 100% në energjinë e përftuar nga Hidrocentralet. Kjo nga njëra anë e bën Shqipërine unike në prodhimin e energjisë së pastër, por në të njëjtën kohë kjo e bën edhe më të brishtë sa i përket ndryshimeve klimatike, nga mungesa e reshjeve të mjaftueshme.

Duke iu referuar diversifikimit të energjisë ne jemi duke punuar së bashku me qeverinë shqiptare për këto projekte duke ofruar asistencë teknike dhe mbështetje financiare. Një shembull i mirë i kësaj është programi ynë për Energjinë e Rinovueshme ku ne këshillojmë qeverinë në krijimin dhe zhvillimin e ankandeve për energjinë diellore dhe eolike.

3 ankande të rëndësishme janë finalizuar edhe me ndihmen e asistencës tonë teknike, 2 prej tyre në energjinë diellore në vitet 2020 dhe 2021 dhe kemi mbyllur vitin e kaluar ankandin për energjinë që prodhohet nga era, pra parqet eolike. Të 3 këto projekte do të sjellin për Shqipërinë prodhim energjie të konsiderueshme.

Solovova nënvizon se të gjitha këto investime që ndërtohen me investitorë privat, por edhe shtetërore ofrojnë mundësinë për energji të pastër dhe me tarifa konkurruese.

Ekaterina Solovova (Drejtore e BERZH për Shqipërinë): Të gjitha këto kapacitete ndërtohen me investitorë privat të huaj dhe vendas, dhe kjo është një situatë fitoreje për të gjitha palët. Çka nënkupton se Shqipëria përfiton energji të pastër dhe të lirë e me tarifa të lira. Ne mund t’i financojmë dhe mbështesim këto projekte sa herë ka qenë e nevojshme apo kur është kërkuar për to.

Kemi financuar gjithashtu edhe investimin në parkun voltaik të Karavastasë së bashku me financues të tjerë. Ne po financojme gjithashtu dhe disa investime publike që po ndërmerren nga KESH për panelet fotovoltaike edhe në bashkëpunim me Bashkimin Europian përmes një granti të ofruar nga Bashkimi Europian. Ne jemi gjithe kohës duke parë projekte të reja si me sektorin privat, po ashtu edhe me atë publik. Ka mjaft mundësi për ngritjen e këtyre kapaciteteve si për shtetin, për investitorët çka përkthehet në mundësi edhe për qytetarët.

Që prej vitit 1992 në Shqipëri, BERZH ka investuar rreth 2 miliardë euro e pothuajse gjysma e kësaj vlere është investuar në 5-7 vitet e fundit, sipas drejtores Ekaterina Solovova.

Ekaterina Solovova (Drejtore e BERZH për Shqipërinë): Kjo tregon se ne e kemi rritur aktivitetin tonë vitet e fundit këtu në Shqipëri. Rreth 60% e portofolit tonë është në infrastruktrurë dhe në sektorin e energjisë, ndërsa rreth 30% në institucionet financiare, ndërsa pjesa tjetër në sektorë të ndryshëm, si prodhim, burime natyrore, agrikulturë apo turizëm.

Ajo çfarë mbetet me rëndësi është se ndarja e këtyre investimeve është bërë në mënyrë të barabartë si për sektorin publik po ashtu edhe atë privat, rreth 60% e financimeve janë në sektorin privat momentalisht, por kjo mund të ndryshojë ndër vite.

BERZH mbështet edhe investimet strategjike në infrastrukturën e gjelbër si hekurudhat, investimet te rrugët me standarde të larta në impaktin mjedisor e social dhe mbi të gjitha kushtet e sigurisë./tvklan



Ju sugjerojmë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 2025 2:22 pm
Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit
Aktualitet

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

5 Qershor, 2025 2:20 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë
Kryesore

Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë

5 Qershor, 2025 1:55 pm
Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s
Aktualitet

Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s

5 Qershor, 2025 1:53 pm
Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”/FSHF për fituesit e biletave:Linku i vlefshëm për 24 orë, veproni..

5 Qershor, 2025 1:48 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Takimet për viza/Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të aplikoni

5 Qershor, 2025 1:27 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë

5 Qershor, 2025 1:24 pm
“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë
Aktualitet

“Intimidim,abuzime e lidhje me krimin”/Vokshi:Zgjedhjet “një farsë”, EPP e tha qartë

5 Qershor, 2025 1:13 pm
Para
Punonjëset e fabrikës në Bathore dërgohen në spital me shenja asfiksie

Pogradec/ 26-vjeçari gjendet i pajetë brenda banesës së tij

Abuzimet me tenderat/ Këlliçi: SPAK të mos bëhet pjesë e luftës së klaneve në PS

Abuzimet me tenderat/ Këlliçi: SPAK të mos bëhet pjesë e luftës së klaneve në PS

“20 te Berberi, 20 te Enis”/ Arrestimi i kreut të ARRSH-së, SPAK zbardh bisedat mes grupit

GJKKO lë në burg Evis Berberin
















TE FUNDIT

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
5 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar se janë sekuestruar pasuri në vlerën e 500 mijë eurove, të një shtetasi të dënuar...

Lexo më shumë

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Media prestigjioze amerikane “Bloomberg” shkruan se administrata e Presidentit Donald Trump i ka kërkuar Serbisë dhe vendeve të tjera të...

Lexo më shumë

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit
5 Qershor, 2025

Qeveria ka miratuar strategjinë 2025-2030, përmes së cilës do të jepet pension i 13-të për të moshuarit. Ky plan synon...

Lexo më shumë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
5 Qershor, 2025

Janë zbardhur të tjera detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej, i cili vijoi edhe këtë të enjte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com