Katër herë kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, do t’i ndërhyjë një operacioni të zemrës kah mesi i javës së ardhshme, për ta zëvendësuar një valvul të dëmtuar të aortës, kështu ka thënë sot doktori i tij.
“E kemi identifikuar një patologji të valvules së aortës në mënyrë të saktë dhe sigurt, e cila quhet pamjaftueshmëri,” doktori personal i Berluskonit, Alberto Zangrillo, ka thënë para gazetarëve, transmeton Gazeta Express.
“Ekziston vetëm një mënyrë për ta rregulluar atë, që është zëvendësimi i valvulës së aortës,” shtoi ai.
Lideri i qendrës së djathtë dhe mongoli i medias 79 vjeç, Berluskoni, u pranua në spital ta hënën pasi vuajti nga ajo çfarë doktorët e quajtën “pamjaftueshmëri kardiake.”
Zangrillo ka thënë se Berluskoni duhet të rimarra vetën plotësisht brenda një muaji.