Silvio Berlusconi ka lënë sot spitalin “San Raffaele” të Milanos ku u shtrua në datën 30 prill për shkak të problemeve në veshka.
Në dalje të spitalit, lideri i partisë “Forza Italia” tha se ndihej mirë dhe se do të vazhdonte fushatën elektorale për zgjedhjet evropiane.
“Ndodhën aq shumë gjëra, sa mendova se isha në fund të ciklit. Por u rikuperova në mënyrë të pabesueshme, gjithçka në rregull”, tha ish-kryeministri i Italisë, tashmë 83 vjeçar./Opinion.al