Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025

2025/07/10 at 9:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025

Kancelari Friedrich Merz mbron politikën e migracionit që po ndjek qeveria e tij dhe deklaron reformimin e ndihmës sociale. Partia në opozitë AfD e akuzon qeverinë për “ekses borxhesh”.


Në fjalën e tij në Bundestag kancelariFriedrich Merz mbrojti politikën e migracionit që po ndjek qeveria e tij. Me kontrollet e kufijve dhe kthimin e migrantëve ilegalë janë penguar “mijëra hyrje ilegale”, tha Merz të mërkurën (09.07.2025) në Bundestag, ku po debatohet buxheti për vitin 2025. Masat e marra aktualisht për frenimin e migracionit janë të përkohshme, tha kancelari, duke nënvizuar, se po vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje në nivel europian.

Kancelari vlerësoi miratimin e partnerëve socialdemokratë të koalicionit për pezullimin e bashkimit familjar për personat që gëzojnë ligjërisht të drejtën e mbrojtjes përmes sistemit të azilit. Gjithashtu Merz vuri në dukje, se qeveria ka shfuqizuar procedurën e përshpejtuar të dhënies së shtetësisë dhe ka avancuar me ndryshimet lidhur me përkufizimin e vendeve të sigurta. Duke iu adresuar partisë në opozitë AfD lidhur me migracionin, Merz deklaroi, se “Tani juve po iu humbet tema e luftës suaj politike, prej së cilës ekzistoni.”

AfD me tone të ashpra ndaj kancelarit

Në fjalën e saj kryetarja e grupit parlamentar dhe njëkohsish bashkëkryetarja e partisë AfD, Alice Weidel e kritikoi ashpër kancelarin për politikën e migracionit. Ajo i përshkroi kthimet në kufi si pa efekt.

Weidel e akuzoi kancelarin, se “po hedh nga dritarja” paratë e qytetarëve dhe se po i përdor si pretekst shpenzimet e larta për armatimin për “ekseset e borxheve”.

SPD kërkon hapjen e procedurës për ndalimin e AfD-së

Kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve (SPD) në koalicionin qeverisës, Matthias Miersch, iu kundërvu me fjalë të ashpra AfD-së duke kërkuar hapjen e procedurës për ndalimin e kësaj partie. “Si mund të jetë njeriu kaq zemërgur, kaq i mbushur me urrejtje  për të mbajtur një fjalim të tillë, kështu si folët ju tani?” tha Miersch duke iu referuar fjalimit të Weidel-it. Shprehja e saj për “transformim të popullit në shtet” , tha Miersch, të kujton kohët e “doktrinës racore”.

Kur do të rimarrë hov ekonomia?

Sa i përket politikës së brendshme kancelari u shpreh për një “kthesë” në politikën ekonomike, e mundësuar kjo edhe nga marrja e borxheve të reja. Ndonëse në vitin e tretë pa rritje ekonomike, institutet studimore për herë të parë janë duke i rritur pritshmëritë për rritjen koniunkturore. “Ne po e ndiejmë, që atmosfera në vend sërish po përmirësohet”, tha kancelari.

Merz premtoi ndryshime në sektorin e strehimit dhe arsimit në Gjermani. Edhe në politikën sociale do të ketë ndryshime. Në vjeshtë do të paraqitet reforma për ndihmën sociale, mbështetejen financiare për të papunët. Kancelari, vuri në dukje, se sikurse është rënë dakord në koalicion do të referomohet ndihma sociale. Synohet të garantohet sigurimi social bazë “për ata, që vërtetë kanë nevojë për shtetin social”, tha ai.

Merz në fjalimin e tij deklaroi reduktimin fuqishëm të burokracisë për bujqësinë dhe sipërmarrjet. Procedurat e miratimit për impiantet e energjive të rinovueshme duhet të përshpejtohen ndjeshëm, sipas planeve të qeverisë.

Ekologjistët thonë se ka prapaktheu në mbrojtjen e klimës

Partia ekologjiste dhe e Majta në opozitë kritikuan ashpër politikën e qeverisë. Kryetarja e grupit parlamentar të ekologjistëve Katharina Dröge akuzoi qeverinë, se “po bën prapaktheu të paimagjinueshme lidhur me mbrojtjen e klimës”.

Ndër të tjera ajo kritikoi, që qeveria po investon më pak në shina, në subvencionimin e gazit fosil dhe po planifikon shpime të reja për gaz në Borkum si dhe po zbeh ligjin për ngrohjen. Këto janë “dështim në politikën e klimës”.

E Majta: Paraja nuk mungon, por ajo ndahet në mënyrë të gabuar

Kryetarja e partisë e Majta, Heidi Reichinnek, kritikoi, se koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve po i lë njerëzit në baltë. Në buxhet mungojnë paratë për shëndetësinë, për banesa me qira të përballueshme, për qarkullimin urban dhe për ndihmën sociale dhe mbështetjen për prindërit me fëmijë. “Ju po shkurtoni në çdo drejtim, ndërkohë që buxheti për mbrojtjen po shtohet qysh tani me rreth dhjetë miliardë. Por çdo cent, që derdhet për armatime, mungon diku tjetër”, tha Reichinnek. Paraja nuk mungon, por ajo ndahet në mënyrë të gabuar.

Projektbuxheti për vitin në vazhdim parashikon shpenzime 503 miliard euro. Koalicioni i mëparshëm qeverisës nëntorin e kaluar (2024) dështoi pikërisht në debatin për buxhetin. Këto ditë parlamenti po diskuton buxhetin e propozuar nga koalicioni i ri qeverisës mes konsrvatorëve dhe socialdemokratëve. Buxheti do të miratohet në Bundestag pas pushimeve të verës.

Në rritje mbështetja për CDU/CSU

Që me ardhjen në pushtet unioni konservator CDU/CSU (kristiandemokrat/kristiansocial) ka fituar pikë në sondazhe. Aktualisht kuota e mbështetjes është me 30 përqind e të anketuarve. Edhe Friedrich Merz krahasuar me dy muaj më parë ka fituar simpatinë e më shumë qytetarëve që janë të kënaqur me punën e tij. DW

 



Ju sugjerojmë

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
-U tha në Opinion

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

15 Shtator, 2025 11:57 pm
Auto-Skicë
-U tha në Opinion

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

15 Shtator, 2025 11:44 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

15 Shtator, 2025 11:10 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

15 Shtator, 2025 11:02 pm
Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
-U tha në Opinion

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

15 Shtator, 2025 10:39 pm
Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
Para
Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
















TE FUNDIT

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i FSHF Armand Duka shprehet optimist se mundësitë që Shqipëria mund të organizojë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

Auto-Skicë
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion”, Armand Duka, ka folur në lidhje me vendimin e UEFA për ndryshimin e stadiumit ku do të...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
15 Shtator, 2025

Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, thotë se nuk gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK nuk është drejtësi. Në...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
15 Shtator, 2025

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka folur në emisionin “Opinion” për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë. Mulaj theksoi se dëshmitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com