Ish-kryeministri Sali Berisha tha para gazetarëve se Edi Rama nuk mund të largohet me zgjedhje. Sipas tij, të vetmet që mund ta largojnë kryeministrin nga qeveria janë protestat e fuqishme.
Ai u shpreh se largimi i Ramës është në dorë të shqiptarëve.
“Edi Rama me zgjedhoje nuk ikën. Të garantoj se zgjedhjet e 2025-ës, këto që ai ka bërë në këto zgjedhje do të duken xhuxhe krahasuar me ata që ai do të bëjë për karrigen e tyre në 2025-ën. Do të qëmtojmë çdo votë, por zgjedhje nuk bojkotojmë. Në 2025-ën do të ketë zgjedhje, por PD do të bëjë gjithçka për largimin e Edi Ramës. Është në dorën e shqiptarëve. Ne po bëjmë këtë punë me shumë seriozitet dhe përkushtim. Do të bëhet anatomia e plotë e kësaj kalbësire dhe me fakte. Rama nuk ikën me zgjedhje. Edi Rama ikën me protesta të fuqishme të shqiptarëve, të cilët opozita do t’i organizojë” tha Berisha./Opinion.al