Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha:Shqiptarët me rrogat më të ulëta në rajon,Abazoviç i rriti me 200 euro për 4 vjet

2023/02/27 at 8:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha:Shqiptarët me rrogat më të ulëta në rajon,Abazoviç i rriti me 200 euro për 4 vjet

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur lidhur me pagat dhe pensionet në vend gjatë takimit me strukturat drejtuese të degëve.

Teksa përmendi takimin e sotëm Rama-Abazoviç, Berisha tha se Kryeministri i Malit të Zi ka rritur rrogat me 200 euro për 4 vite.

“Edhe sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi tek i thoshte se urën do e ndërtoni ju se keni rritur rrogat. Abazoviç para dy javësh në Tiranë deklaroi se 4 vite ndjenja por rrita rrogat me 200 euro. E tha me krenari dhe ka arsye të krenohet. Dhe sot nga Shkodra, veriu, por edhe nga Tirana shkojnë e punojnë në ndërtim në Mal të Zi, kërkojnë ndonjë punë në Mal të Zi, sepse rrogat janë dyfishi i rrogave në Shqipëri. Një përçmim se nëse ti tjetrin nuk ke mirënjohje ndaj asaj që bën ai, ndaj djersën që derdh ai për të mbajtur familjen e tij dhe e le me një rrogë që nuk e mbyll dot muajin ti sigurisht nuk ke asnjë ndjenjë për këta njerëz.“

Teksa bëri një krahasim me rajonin, kryedemokrati u shpreh se sot Shqipëria ka pagat 40% më të ulëta se Kosova, e cila sipas tij ka një buxhet dy herë më të vogël se vendi ynë.

“Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon, përfshirë këtu dy vende anëtare të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot ku jemi, sot i kemi 40 % më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë, edhe dy herë më të ulëta. Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjenjë se kanë detyrime ndaj qytetarëve, se ato të ardhura janë të qytetarëve dhe nuk janë të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale.  Ndaj dhe ai rrit rroga, indekson rrogat. Ju garantoj unë ju se nëse do të ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave dhe në të cilën ne, në dy mandate mbi dyfishuam rrogat, mbi dyfishuam pensionet e ulëta, dyfishuam pensionet e tjera, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është, shqiptarët do të ishin brenda këtij vendi sepse do të kishin rroga minimumi 2-3 herë më të larta.”

Sipas Berishës, borxhi i shtetit është rritur në vitet e qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama.

“Dhe borxhi, sepse shteti është njëlloj me familjen, bëhet buxheti, përcakton se çfarë do të bëjë, llogarit të ardhurat dhe ato që nuk i bën, do të marrë borxh për ti realizuar. Borxhi u rrit nga 58 në 62.6 %. Borxhi i tij u rrit nga 62.6 në 107 %. Imagjinoni pak çfarë ka ndërtuar ky në 10 vite në Shqipëri? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje”, përfundoi kreu i PD-së.

Ju sugjerojmë

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Para
Takimi Kurti-Vuçiç, nuk ka marrëveshje në Bruksel

Takimi Kurti-Vuçiç, nuk ka marrëveshje në Bruksel

Nuk ka marrëveshje, Vuçiç: Takim i vështirë me Kurtin

Nuk ka marrëveshje, Vuçiç: Takim i vështirë me Kurtin

Inceneratorët/ Deklaratat e Ahmetaj, Balla: Ta lëmë Gjykatën të flasë

Inceneratorët/ Deklaratat e Ahmetaj, Balla: Ta lëmë Gjykatën të flasë

TE FUNDIT

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
1 Janar, 2026

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell,...

Lexo më shumë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
1 Janar, 2026

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor...

Lexo më shumë

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
1 Janar, 2026

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në...

Lexo më shumë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com