Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha:Në Tiranë duhen 90 vite punë për të blerë një apartament, përgjegjës është Veliaj

2023/04/07 at 6:54 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha:Në Tiranë duhen 90 vite punë për të blerë një apartament, përgjegjës është Veliaj

Kryetari i PD, Sali Berisha ka sulmuar nga Vora kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për çmimin e lartë të apartamenteve në kryeqytet.

Teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  Indrit Hoxha, Berisha tha se qytetarët duhet të punojnë 90 vite për të blerë një apartament në kryeqytet.

Ai bëri përgjegjës Veliajn për këtë situatë, të cilin e cilëson si person të korruptuar dhe “pa ndjenja për qytetarët.”

“Mbrëmë kryetari i Bashkisë së Tiranës në ikje, deklaronte me mburrje se ua ka rritur ndërtuesve 8-herë taksat. Më falni po, u dogji barku atyre, asgjë përkundrazi, që të gjitha i paguani ju dhe dëgjoja një njeri që po të kishte një emër të dytë, do të quhej i papërgjegjshëm. Gazetari i thoshte që nga vjet gjer në sivjet, u rrit me 110 % çmimi i ndërtimit, shumë mirë thoshte, vlerësim, se i kam vënë ndërtuesit taksa. Po çfarë i bërë ti ndërtuesit me taksa, ai po shet dyfishin e çmimeve tani, e kush po i paguan, xhepat e qytetarëve po i paguajnë, ose do të rrinë pa strehim, do marrin dheun. Shtëpi, apartament nuk blejnë dot. Shikoni, në pamje të parë, vërtetë kombëtare i ka qeveria qendrore, por shikoni çfarë barre të tmerrshme, mund të krijojë një kryetar bashkie i papërgjegjshëm. Me mburrje, jo ua vura unë ndërtuesve. E çfarë u bërë ndërtuesve ti, ndërtuesit tani shesin me çmimet të tretat më të larta në Europë. I dëmtove ti, përkundrazi. Ata që nuk mund të blejnë dhe nuk çojnë dot shtëpi, nuk imagjinojnë të blejnë një apartament se u duhen nga 60 deri në 90 vite punë, ata goditen. Një kryetar bashkie që vepron në këtë mënyrë, është një kryetar bashkie, si një qenie laboratorike i transformuar krejtësisht pa ndjenja. Kryetari i bashkisë ka shumë në dorë, sepse ai kryetar bashkie mendon çdo gjë në xhepat tuaj, sa e keni ju fuqinë. Ju siguroj se, ne në filozofi dhe të gjithë përfaqësuesit tanë janë për taksat më të ulëta të mundshme, sepse ato janë barrë mbi ju, sepse ata rëndojnë jetën tuaj. Sot kisha një biznesmen në zyrë dhe po më tregonte, biznesi i vogël sot paguan 3 deri në 7 herë më shumë taksa. Bëni çmos të na çlironi sepse ne po marrim fund. Me radhë, çmimi i ujit dyfishohet, uji nuk pihet, në një kohë kur Shqipëria, ju them unë ju, që nëse ka një mall që ky vend mund të ua japë falas qytetarëve të vet është uji. Sepse rezervat ujore të Shqipërisë janë shumë të mëdha dhe ka një vend tjetër me rezerva ujore të mëdha dhe ua jep falas ujin dhe që është shumë herë më kapitalist se ne, dhe ky vend është Austria, dhe e jep krenarisht.  Këtu jo që se japin, rrisin çmimin, por e bëjnë të papijshëm, uji nuk pihet. Me vendim gjykate, me të gjitha analizat del uji i papijshëm. Pra, në pamje të parë, këto janë zgjedhje lokale, po, por ai që vjen ka në dorë shumë për jetën e çdo familje të bashkisë,”-tha Veliaj./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Kina mbështet përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë

Kina mbështet përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë

Rama: 5 mijë Lekë të reja për pensionistët shtesë herën e ardhshme

Rritja e pagës minimale, ekspertët: E pakonsultuar me biznesin

Zgjedhjet/ Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, përfaqësojnë krimin

Zgjedhjet/ Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, përfaqësojnë krimin

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com