Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Vuçiç dhe Rama nuk ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës

2024/01/21 at 7:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Vuçiç dhe Rama nuk ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës

Edhe pse i ndodhur në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sërish një fjalim për të gjithë mbështetësit e tij që janë mbledhur poshtë banesës së tij për 3 javë me radhë.


Gjatë fjalës së tij, Berisha ka nderuar Ibrahim Rugovën, të cilin e ka quajtur “arkitekt i Kosovës së pavarur”.

Ish-kryeministri ka deklaruar se sipas tij, Rama dhe Vuçiç nuk ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Ndër të tjera thotë se shqiptarët nuk kanë pasur asgjë më të fuqishme në histori se shpatën e Skëndërbeut dhe penën e Ibrahim Rugovës.

”Mirënjohje të pakufishme, për secilin prej jush, për guximin, vendosmërinë tuaj në këtë betejë epike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Me qëndresën, rezistencën tuaj, ju frymëzoni dhe do të frymëzoni çdo ditë, çdo shqiptar që aspiron për lirinë e tij. Çdo shqiptar që konsideron thelbin e qenies së tij, të lirisë së tij, dinjitetin njerëzor.

U bënë tre javë që ju çdo natë, në çdo kohë, në muajin më të idhët të vitit për motin, mblidheni në ‘rrugën e Shpresës’ dhe e shndërruat atë jo vetëm të shpresës, por rrugën e ndriçimit të mendjes dhe zemrave të shqiptarëve, rrugën e frymëzimit dhe inkurajimit të shqiptarëve në këtë betejë, kundër të keqes më të madhe që ka pllakosur Shqipërinë dhe shqiptarët pas Enver Hoxhës dhe që quhet, Edi Rama.

Sonte në fjalët tuaja, trajtuar dhe sollët problemet më të mëdha. Këtë ditë, këtë natë një nderim i përket arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit që e bëri çdo shqiptar të lirë, Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova është luftëtari më i fuqishëm, më legjendar, personaliteti më i madh që nga koha e Skënderbeut i Kombit shqiptar. Është gjeniu i penës politike. Askush në historinë e këtij kombi nuk ngjet më shumë me Skënderbeun legjendar, se sa Ibrahim Rugova. 

Shpata, mendja, diplomacia e Skënderbeut mahniti botën. Shpata, mendja, diplomacia e Skënderbeut lartësoi shqiptarët në zenitin e kohërave. Ibrahim Rugova, pena, mendja dhe diplomacia e tij i bëri shqiptarët si komb të lirë, pasi gjysma e këtij kombi ndodhej në pushtim. Asgjë në histori shqiptarët nuk kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeut dhe penën e Ibrahim Rugovës.

Partia Demokratike, fill pas themelimit të saj do të shndërrohej në mbështetjen më të fuqishme të presidenti Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Do të shndërrohej në promotor i pazëvendësueshëm i përpjekjeve të shqiptarëve në Kosovë për liri dhe dinjitet kombëtar. Dua të sjell në mendjen tuaj, se armiqtë më të egër Ibrahim Rugova i kishte në Beograd dhe në Tiranë. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri ai do të ju deklaronte shqiptarëve dhe botës se, erdha me ftesë të Sali Berishës.  Në një solidaritet të madh me përpjekjet e demokratëve për të përmbysur diktaturën, refuzoi në mënyrë kategorike protokollin e diktaturës për të vendosur lule të varri i diktatorit.

Cili ishte qëndrimi. Diktatura dërgoi skuadrën e pushkatimit për të ekzekutuar Rugovën për aktin e tij. Cili është qëndrimi i bastardit të bllokmenëve hoxhistë të Edi Ramës. I njëjti me Vuçiçin, armiqësor, sepse Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama nuk ja falin kurrë Ibrahim Rugovës projektin e shtetit të pavarur të Kosovës.  Ndaj dhe them dhe njëherë, ky Skënderbe me penë, mendje dhe diplomaci sot nuk ka një bust, nuk ka një shtatore në kryeqytetin e Shqipërisë. Prej kaq vitesh, Edi Rama dhe Erion Veliaj mbajnë në magazina shtatoren e Ibrahim Rugovës. Edi Rama në vizitën e parë në Kosovë, shkoi me misionin e sulmit ndaj Ibrahim Rugovës.

Qëndrimet e tij ndaj pavarësisë së Kosovës janë të njëjta me ato të Beogradit. Urrejtja e tij për Rugovës është urrejtje për veprën e tij, pavarësinë e Kosovës.Është me rëndësi të kujtojmë dhe nderojmë prijës të pavdekshëm legjendar si Skënderbeu, gjeni të politikës së Ibrahim Rugova, sepse ata na frymëzojnë ne dhe çdo shqiptar që të ngrihen të mbrojmë me të gjitha kushtet dhe mjetet kauzat e drejta, kauzat e drejta nuk vdesin kurrë, nuk mposhten kurrë”, u shpreh Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Kryeministri Rama takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien

Kryeministri Rama takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien

Dëbora gjallëron pikat turistike/ Dardha e mbushur me vizitorë

Dëbora gjallëron pikat turistike/ Dardha e mbushur me vizitorë

Në prag të zgjedhjeve paraprake në New Hampshire, Trump dhe Haley shtojnë kritikat ndaj njëri-tjetrit

Në prag të zgjedhjeve paraprake në New Hampshire, Trump dhe Haley shtojnë kritikat ndaj njëri-tjetrit
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com