Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Veliaj pagoi për depozitimin e dherave të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës, projektuesja ishte thjeshtra e Ramës

2023/11/13 at 1:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Veliaj pagoi për depozitimin e dherave të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës, projektuesja ishte thjeshtra e Ramës

Në një deklaratë për mediat të mbajtur ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, se ka paguar për depozitimin e dherave të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës për shkak se projektuesja ishte thjeshtra e Ramës.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thënë se këtë akuzë e bazon në një email sekret të ardhur së fundmi, ku thotë se sipas tij, Veliaj ka urdhëruar që kësaj kulle, dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës.

“Me datën 20 Maj të vitit 2019, gjithnjë fjala është për korrupsionin e familjes së kryemafiozit, Edi Rama dhe mëkëmbësit të tij, Erion Veliaj.

Këtu do të sjell një rast të pastër korruptiv, se si Veliaj përjashton, apo paguan vetë tarifën për dherat dhe inertet, të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës. Erion Veliaj, siç merret vesh nga një email sekret i zbuluar së fundmi, ka urdhëruar që kësaj kulle, dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës. Kjo ndodh sepse projektuesi i kullës që i zhduku Sahatin, simbolin më të arrirë kryeqytetit, është një vajzë tiranase, është një kompani në të cilën punon një vajzë tiranase me një pushtet të jashtëzakonshëm, që qëndron mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe mbi çdo gjë. Kjo vajzë është Thjeshtra e Parë e vendit, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Kështu, me datën 20 Maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgon një email Namik Simixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve.

Po citoj: DPN 1, Ndërmarrja Numër 1 e Bashkisë Tiranë, fatura numër 0066967, datë 2.5.2019, nuk është hedhur në tabelën përmbledhëse të javës. Pesë minuta më vonë, Namik Simixhiu iu dërgon këtë email Denisa Tollkuçit, punonjëse e Klodian Zotos. Pas dy orësh vjen përgjigja në email, ku një kopje i është përcjellë edhe Klodian Zotos.

Citoj: DPN1, faturë numër 0066964, datë 2.5.2019 është depozitim që është kryer për llogari të bashkisë. E kuptoni apo jo? Paratë e taksapaguesve shkojnë për të paguar depozitimin e dherave të privatit. Po me urdhër të kujt thoni ju? Me urdhër të Zotos, pasi kryhet nga kantieri ngjitur me Sahatin. A e imagjinoni ju që Zoto bëhet edhe zot i bashkisë? Sigurisht vetëm me urdhër të Erion Veliajt”-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
Aktualitet

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

10 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:13 am
“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
Para
Ish-kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj paraqitet në SPAK

I vetmi komision në Kryesi, debat te Siguria. Naço njofton mbledhjen online. Bardhi: Respektoni Kushtetutën

I vetmi komision në Kryesi, debat te Siguria. Naço njofton mbledhjen online. Bardhi: Respektoni Kushtetutën

Zgjedhjet e 14 majit, KAS gjobit Elva Margaritin, Erion Veliajn dhe drejtoreshën e Operas

Zgjedhjet e 14 majit, KAS gjobit Elva Margaritin, Erion Veliajn dhe drejtoreshën e Operas

TE FUNDIT

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
10 Maj, 2025

Sot do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë sot vetëm qytetin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
10 Maj, 2025

Dita e shtunë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Reshjet e shiut do të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
10 Maj, 2025

Dashi Mos bini në grackën e ndjenjave negative dhe ta bindni veten se nuk keni mjaftueshëm sfida dhe gjëra për...

Lexo më shumë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com