Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha u la në “arrest shtëpie”, PD: Lideri i opozitës po mbahet “peng” nga gjyqtarët e regjimit

2024/01/25 at 2:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha u la në “arrest shtëpie”, PD:  Lideri i opozitës po mbahet “peng” nga gjyqtarët e regjimit

Partia Demokratike, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që vendosi të lerë në “arrest shtëpie”, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha ndër të tjera se lideri i opozitës po mbahet peng nga gjyqtarët e regjimit dhe se Rithemelimi kundërshton këtë vendim të pabazuar në ligj.

Garo ndër të tjera thotë se shkeljet në këtë vendim i tregojnë PD dhe publikut se, pas vendimeve të drejtësisë qëndrojnë përpjekjet e Edi Ramës kundër opozitës dhe kryesisht kundër Sali Berishës.

Deklaratë për media zëdhënësja e PD, Floriana Garo

Vendimi i gjykatës së Apelit, duke lënë në fuqi shkeljen e Kushtetutës dhe konfliktin e interesit të gjyqtares Irena Gjoka, është një rekord tjetër i zi i sistemit të drejtësisë.

Dumani, Kraja, Millonai kanë shkelur Kushtetutën dhe Konventën europiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar me urdhër politik, pa asnjë bazë ligjore heqje lirie për deputetin Sali Berisha, pa kaluar më parë nga Kuvendi.

Irena Gjoka ka shkelur Kushtetuten, sepse ka vendosur masa që nuk mund t’i vendoste kurrë pa miratimin e Parlamentit.

Ajo është në shkelje të ligjit të konfliktit të interesit pasi Sali Berisha e ka shkarkuar nga detyra në vitin 1996, në kohën kur ishte president i Republikës dhe kryetar i KLD.

Shpërfillja flagrante e këtyre shkeljeve, i tregon Partisë Demokratike dhe publikut se, pas vendimeve të drejtësisë qëndrojnë përpjekjet e Edi Ramës kundër opozitës dhe Sali Berishës, kryetarit legjitim të saj.

Partia Demokratike e kundërshton këtë vendim si të pabazuar në ligj, të pambështetur në fakte, të larguar nga drejtësia dhe të mbushur me barutin e një porosie politike.

Partia Demokratike denoncon kepërdorimin e gjyqtarëve si Gjoka dhe Olldashi dhe SPAK-ut të partisë nga Edi Rama, në luftë kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Çdo pasojë, çdo dalje nga kornizat e paqes sociale, çdo hap që opozita do të hedhë, vjen pasi ajo është e detyruar dhe i duhet të bëjë detyrën publike që ia kanë ngarkuar mbi 600 mijë shqiptarë në zgjedhjet e fundit.

Atë që populli opozitar nuk e merr në parlament dhe në gjykata, dhe që i takon me ligj dhe moral, do ta gjejë kudo qoftë.

Aksioni opozitar do të kërkojë rrugë të tjera përvec manifestimeve te Rruga e shpresës.

Ne nuk lejojmë që opozitës t’i mbyllen të gjitha rrugët dhe e vetmja rrugë të jetë Edi Rama ose largimi nga Shqipëria.

O sot o kurrë!

Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Opinion/ Burrë me shumë gra, ç’mendojnë shqiptarët? (24 Janar 2024)

Opinion/ Burrë me shumë gra, ç'mendojnë shqiptarët? (24 Janar 2024)

U pyet për 4 orë nga SPAK/Malltezi: Proces me urdhër politik! Prokurorët refuzuan të pranojnë dokumentet

U pyet për 4 orë nga SPAK/Malltezi: Proces me urdhër politik! Prokurorët refuzuan të pranojnë dokumentet

Studentët e Mjekësisë vazhdojnë bojkotin, protestojnë para fakultetit

Ligji për studentët e mjekësisë, Kushtetuesja e shfuqizon pjesërisht

TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com