Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi sot se opozita do të vijojë betejën në Kuvend.
Në një konferencë për gazetarët Berisha u ndal te seanca plenare e ditës së nesërme për të cilën tha se opozita do të vazhdojë skenarin e mosbindjes civile.
“Nuk jemi ne në mënyrë absolute që kemi penguar diskutimet për buxhetin, por përkundrazi ne kemi organizuar me specialistët më të mirë të vendit, tre debate televizive ku ekspertët tanë kanë shprehur sugjerimet dhe mendimet për buxhetin. Për herë të parë që deputetët e Edi Ramës dolën nga selia, ata u vërsulën me një tavë bakllavaje në një klub. U justifikuan se buxheti simbolizon bollëkun, siç u shijonte bakllavaja. Përçmimi i tyre ndaj qytetarëve, se ne nuk ndërprisnim kurrë një debat të zgjeruar me qytetarët, por nuk mund të shkonte Rama te qytetarët, se ata do i hidheshin në fyt. Ai zgjodhi mbylljen. Mosbindja civile është kryefjala e betejës pa kthim të opozitës në Kuvend. Vazhdojmë betejën.”, tha Berisha.