I pyetur nga gazetarët se cilat ishin pyetjet që i drejtuan prokurorët e SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha tha se “nuk u mor vesh kush drejtoi më shumë pyetje, ata mua apo unë atyre”.
“Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin… ku u tregova ligjin e 2004 dhe nenin për shpronësimet. Por ata e kanë fshehur.
Pyetje konkrete: Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë listën. Më pyetën se çfarë pune ka bërë Malltezi. Ishin jashtë procedurës. Ke dijeni ti për ardhjen e atij gjeneralit. Ai s’ka asnjë lidhje me privatizimin.
Pse u ndryshua ligji i sporteve. Në 2007 u bë të jepej me koncesion, në 2008 u rikthye te ligji i pronave”, tha Berisha.