Në fjalën e tij para mbështetësve në sheshin “Wilson”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i falenderoi ata dhe u shpreh se sot “morën Tiranën në duart e tyre”.
Po ashtu theksoi se demokratët në të gjithë Shqipërinë duhet të gjuajnë me vezë dhe domate kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Ervin Hoxha sapo t’i shohin si një përgjigje për dhunën ndaj Gjekmarkajt.
“Ftoj demokratët në Tiranë dhe Shqipëri t’i gjuajnë kudo që ti shohin këta kriminelë të qeverisë me vezë dhe domate në çdo rast. Kjo kërkon që sapo t’ja u shihni makinat e tyre ose ata vetë, drejt tyre breshëri vezësh dhe domatesh. Duhet të marrin përgjigjen që meritojnë”, tha Berisha.
Ai u shpreh se PD po përgatitet për betejën në vitin e ardhshëm dhe theksoi se beteja do të vijojë gjer në fitore, që do të thotë, krijim i qeverisë teknike.