Ish-Kryeministri Sali Berisha kërkon shkarkimin e Erion Veliajt. “Ky rrugaç u bën presion gjykatave. Një ngjarje e paprecedent. Të nisë procedura për shkarkimin e tij”, tha Berisha duke komentuar protestën e djeshme të kryetarit të Bashkisë. Kujtojmë se një ditë më parë Erion veliaj dhe deputetë të PS dhe punonjës të Bashkisë protestuan kundër Gjykatës Administrative. Lidhur me çështjen e pallatit 17-katësh, Veliaj kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese me argumentin se ka konflikt interesi gjyqtarja me ndërtuesin.