Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka shprehur mirënjohjen e tij për Kombëtaren tonë të Futbollit nën drejtimin e De Biazit nuk ka lënë pa ironizuar kryeministrin Rama, etiketuar sipas tij si “njeriu i sukseseve imagjinare”.
“I coj përshëndetje të përzemër autorit të golit Edvin Kristaq Ramës, por harrojeni se nuk e ka bërë golin ai, goli është i tij, Pandeli edhe ti je dakord me mue, por jo vetëm goli, prisni, se i ranë mediat në qafë, i thanë na kopjove shqiponjën, por ai jo vetëm autor i golit, por autor i Xhanit, De Biazit, ai e gjeti, e solli, mësoi, trajnoi, e bëri Xhanin të jetë ky që është sot, ndaj dhe e përshëndesim njeriun e sukseseve imagjinare, që jeton dhe beson gënjeshtrat e veta” tha Berisha, duke folur në Kuvend.