Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha takim me banorët e Gramshit: Rrugët kanë mbetur siç i lamë ne në vitin 2013!

2025/05/03 at 1:49 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha takim me banorët e Gramshit: Rrugët kanë mbetur siç i lamë ne në vitin 2013!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar takimet elektorale edhe këtë të shtunë, ku është ndalur në qytetin e Gramshit.


Gjatë fjalës së tij para banorëve të zonës, Berisha tha se PD ka në fokus mbështetjen e pensionistëve, si edhe pagat.

Kryedemokrati u ndal gjithashtu te rrugët e këtij qyteti, ku tha se kanë ngelur të njëjta që nga viti 2013.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Të dashur miq, vij këtu tek ju me një ndjenjë të thellë keqardhje dhe Kodheli e tha bukur, Gramshi është një emergjencë. Unë e njoh jo pak këtë vend, por e vërteta është se Gramshi si asnjë rreth tjetër ka nevojat më emergjente Para se të vija këtu, një mik i imi, Besnik Kala, më bën një mesazh, më thotë: Rruga e Kodoviatit mbeti aty ku e latë në vitin 2013.

Janë me dhjetëra fshatra të cilat as rrugët e qerreve nuk i kanë më siç i kanë pasur. Ndërkohë Gramshi në të vërtetë është një rreth me pasuri shumë të mëdha. Është një rreth me njerëz shumë punëtorë, të përkushtuar.

Është një rreth në të cilin është një kopsht i vërtetë me dru frutorë. Të gjitha pemët rriten dhe të cilësisë më të mirë. Është një rreth me potencial malor të madh turistik. Është një rreth që sot ka një nga liqenet më të bukura, liqenin e Banjës. Por të gjitha këto potenciale të mëdha nuk i gëzojnë gramshiotët, nuk shndërrohen në pasuri për familjet dhe banorët e Gramshit.

Të gjitha këto pasuri nuk begatojnë familjet në Gramsh dhe qytetarët, por i detyrojnë vetëm të largohen. Nga 50 mijë banorë, Gramshi sot ka gjithsej 16 mijë. Siç ka infrastrukturën, Gramshi ka infrastrukturën e arsimit, infrastrukturën e shëndetësisë.

Këtu para dy vitesh një mjeke e nderuar më tha se ishte mjeke në një zonë me 8 mijë banorë në fshatra. Një heroinë e vërtetë sepse mjekët ikën, ikën dhe vetëm ikën. Sot ne kemi zbritur si vend në nivelin e vitit 1960 për mjekë për numër banorësh. Kemi katër herë më pak se BE. Pra, kanë qenë 12 vite rrokullisje të vërtetë. Në vitin 2013 pensionisti në Gramsh merrte pak, por merrte më shumë se pensionisti më Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari.

Në vitin 2013, rrogëulëti në Gramsh merrte pak, por prapë merrte më shumë se sa rrogëulëti në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari. Në vitin 2013, rumunët kishin një rrogë prej 167 eurosh, kurse shqiptarë kishin një rrogë minimale 220 euro. Sot rumuni ka një rrogë minimale 800 euro. Sot malazezi që kishte një pension 138 mijë lekë, ka një pension 450 mijë lekë.

Sot serbi që kishte një pension 140 mijë lekë, ka një pension 405 mijë lekë. Sot maqedonasi që kishte një pension 130 e ca mijë lekë, ka një pension 390 mijë lekë. Çfarë ndodhi miqtë e mi? Injorim i plotë dhe poshtërim i pensionistëve dhe qytetarëve.

Por mos harroni një gjë tjetër që është akoma më tmerrshme. Në qoftë se në vitin 2013, blije për shkak të çmimeve, dy herë e gjysmë më shumë se sot. Inflacioni i ka rritur çmimet e ushqimeve 250 përqind. Dhe për të përballuar këtë rritje të çmimeve, pensionisti duhej të kishte pensionin 390 mijë lekë sot. Kjo është e vërteta. Pse malazezi kalon nga 138 mijë lekë në 450 mijë lekë?

Sepse qeveria që zgjidhet nga populli, e ka detyrim absolut, kushtetues, ligjor, që paratë e buxhetit t’ua kthejë qytetarëve rroga dhe pensione. Arsim, shëndeti, etj me radhë. Kurse këta çfarë bëjnë këta? Këta kanë vjedhur miliarda nga rrogat dhe pensionet tuaja o miq. Këta i kanë kaluar në rrugë, të cilat i ndërtojnë me çmime 10 herë më të larta se në Europë. Para tre vitesh në Kroaci, kush të dojë të kërkojë në Google, autostrada Manastir-Bjeliosek, kushtoi 1.6 milionë euro kilometri.

Kurse këtu Rruga e Arbrit kushtoi 11 milionë euro kilometri. Ajo 27 metra e gjerë, kushtoi 1.6 milionë euro, kjo 10 metra e gjerë, kushtoi 11 milionë euro. Rruga tjetër, 20 milionë euro. Unaza e Tiranës, 17 milionë euro. Këta nuk ua japin pensione, nuk ua japin rruga, këta i kalojnë tek rrugët dhe i vjedhin në mënyrë të çmendur dhe të papërmbajtur.

Por ka edhe më keq, këta prokurojnë ndërtimin e djegësit e Tiranës 130 milionë euro dhe djegësi nuk ka as nam e as nishan. Miq, isha në Kongresin e PPE, ngjarja më e madhe politike vjetore e Europës. I pranishëm kancelari gjerman dhe presidentja e KE. Kur unë u shpjegoja zhdukjen e djegësit të Tiranës, nuk mbeti njeri që nuk i binte ballit. Nuk mbeti njeri që nuk u detyrova t’ia shpjegoj tre herë se dilte jashtë çdo imagjinate.

Por unë e bëra këtë. U mbrojta ju. E bëra këtë për të mbrojtur çdo shqiptar nga këta hajdutë pa moral.



Ju sugjerojmë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Nëntor, 2025 7:39 am
“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi
-U tha në Opinion

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi

26 Nëntor, 2025 11:01 pm
Para
Raportohet për 11 të vrarë në Gazë, përfshirë tre fëmijë

Raportohet për 11 të vrarë në Gazë, përfshirë tre fëmijë

Mbi 90% e hoteleve të rezervuara për verën

Mbi 90% e hoteleve të rezervuara për verën

Policia kontroll në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë, çfarë dyshohej

Laç/ Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për disa të plagosur
















TE FUNDIT

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
27 Nëntor, 2025

Dy shtetase braziliane kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
27 Nëntor, 2025

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja...

Lexo më shumë

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
27 Nëntor, 2025

Liverpooli po përjeton krizën më të thellë të tij. Skuadra e The Reds u mund në Anfield edhe nga PSV...

Lexo më shumë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
27 Nëntor, 2025

Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit. Sipas informacioneve, Florian Tahiri dyshohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com