Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha takim me banorët e degës 9: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë për familjet, ndërsa për bizneset 6 lekë

2025/04/01 at 6:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha takim me banorët e degës 9: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë për familjet, ndërsa për bizneset 6 lekë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme një takim me banorët e degës 9 në Tiranë.

Para qytetarëve, Berisha prezantoi edhe një herë programin e PD-së, që siç tha ai ka në fokus të lehtësojë barrën për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë, ndërsa tha se kush do të vendosë panele voltaike pas tre vitesh nuk do të kenë nevojë të paguajnë energjinë elektrike.

Ndërsa për biznesin Sali Berisha u shpreh se çmimin e energjisë elektrike do ta ulë në 6 lekë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne paraqitemi para shqiptarëve më një front të gjerë, paraqitemi me një mbështetje dhe vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë. Qëndresë që ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurt drejt fitores.

Ne paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me një program me të cilin ne besojmë se u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata.

E nisim këtë projekt me ata që janë më në nevojë. Më në nevojë janë ata që mezi garantojnë ushqimin. Në nevojë janë pensionistët që kanë shkrirë jetën dhe energjinë e tyre. Tani marrim si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Ata mbeten në mëshirën e fëmijëve të tyre që tu dërgojnë një mbështetje.

Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Njeriu ka virtytet e veta, por ka edhe veset e veta. Midis veseve më i keqi është mashtrimi. Ai që mashtron i bën të gjithë. Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Çdo vepër të zezë ky njeri përpiqet ta mbulojë me mashtrime.

Pensioni minimal ishte 82 euro. Dje i thoshte shqiptarëve u thoshte se pensioni mesatar ishte 82 euro. Ndërkohë pensioni mesatar në 2013 ishte 14 300 lekë.

Merr 8 miliard euro, taksat tuaja dhe në këto 8 miliard la për pensionistët 16 milionë euro. Kur ne para një viti dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nën kupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, apo një i papunë nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo vetëm që nuk e pranoi por tha që kjo të çon në humnerë dhe të çon në katastrofë.

Ju sugjerojmë

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë
Aktualitet

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë

14 Korrik, 2025 9:04 am
Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev
Bota

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev

14 Korrik, 2025 8:49 am
Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
Aktualitet

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

14 Korrik, 2025 8:35 am
Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
Rajoni

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

14 Korrik, 2025 8:28 am
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

14 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Para
Zgjedhjet e 11 Majit, Gjykata e Tiranës ngre strukturën për ankesat e diasporës

Zgjedhjet e 11 Majit, Gjykata e Tiranës ngre strukturën për ankesat e diasporës

SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Trump edhe në një mandat të tretë? Çfarë thonë ligjet në SHBA

Kosovë, kush ka ‘vija të kuqe’ për Qeverinë e re?

Kosovë, kush ka 'vija të kuqe' për Qeverinë e re?

TE FUNDIT

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive....

Lexo më shumë

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev
14 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë...

Lexo më shumë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
14 Korrik, 2025

Ditën e sotme pritet të nisë aksioni i qeverisë për sekuestrimin e çdo produkti bulmeti, mishi apo qumështi që tregtohet...

Lexo më shumë

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
14 Korrik, 2025

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com