Ish-kryeministri, Sali Berisha në një konferencë të mbajtur me gazetarët ditën e sotme, është pyetur ndër të tjera se kur pritet të nisë mosbindja civile në vend.
Berisha tha se strukturat janë gati dhe se po presin sinjal për nisje.
“Presin dy momente. Së pari është një bindje universale se në Shqipëri se është instaluar diktatura dhe po bëhet grusht shteti brenda shteti nga Edi Rama.
Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë gati për të filluar kur t’u jepet sinjali.
Nuk e di para apo pas festave, por do të jeni të parët që do të njoftoheni” tha Berisha.