Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali se i ka ngritur kurth ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.
Gjatë një konference për mediat, Berisha ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që një raport i Komisionit Evropian të dorëzohet ditën kur Parlamenti është në seancë plenare.
Ai ka akuzuar kryeparlamentaren pasi sipas tij ka qenë një kurth që Spiropali ka ngritur duke shprehur se do të gjendet ndonjë “patronazhist” që do i sulet ambasadorit të BE-së.
“Mendoj se aktet armiqësore të Edi Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument. Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve.
Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë. Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesorë të opozitës.